Lajme

Pasojat për ata që shkelin rregullat e udhëtimit pa viza pas 1 janarit 2024

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

Por të njëjtit do të duhet që të ndjekin disa rregulla gjatë udhëtimit të tyre. Qytetarët që nuk do t’i përfillin rregullat do të përballen me pasoja.

Faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës ka publikuar disa informata lidhur me pasojat që i presin qytetarët në rast të shkeljeve të rregullave të udhëtimit pa viza.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Nëse ju qëndroni në zonën Shengen për më shumë se 90 ditë (pa leje qëndrimi ose vizë qëndrimi afatgjatë) atëherë ju jeni i/e pranishme në mënyrë të paligjshme, gjë që mund të rezultojë në një ndalim të udhëtimit në zonën Shengen”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje.

Më tej në njoftim thuhet se të punohet në zonën Shengen pa leje pune është gjithashtu e paligjshme (edhe nëse është më pak se 90 ditë) dhe gjithashtu mund të rezultojë në një ndalim të rihyrjes në zonën Shengen.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

“Në varësi të shtetit anëtar, mund të zbatohen edhe gjoba administrative dhe financiare. Në rast të shkeljeve eventuale dhe abuzimit të udhëtimit pa vizë, pasojat personale përfshijnë: shqiptimin e gjobës financiare dhe shënim zyrtar në pasaportën dhe dosjen tuaj ku figuron shkelja në sistemin Shengen si dhe ndalimi i hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vite”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player