Lajme

Pasojat nga katastrofa e Çernobilit që u ndjenë dhe në Shqipëri

36 vjet pas shpërthimit në centralin bërthamor në Çernobil, 65 km në jug të Kiev, kryeqyteti ukrainas, më 26 prill 1986,  pasojat e kësaj katastrofe vërehen edhe në Shqipëri.

Sasitë e mëdha të rrezatimit në atmosferë shkaktuan efektet afatgjata në mjedis dhe sidomos në shëndet ku një prej sëmundjeve që lidhen me këtë ngjarje është tumori i tiroides.

E pyetur nga gazeta “SI” mjekja endokrine në Poliklinikën e specialiteteve nr.3 Tiranë, Luftime Bruka thotë se është e ditur tashmë se  shkak i sëmundshmërisë së tiroides  lidhet me  materialet radioaktive pas ngjarjes së Çernobilit, të shpërndara në atmosferë.

Sipas saj tiroidja, ose gjendra e energjisë,  po konstatohet sot tek pothuajse të gjitha grupmoshat, kryesisht femrat, por vitet e fundit dhe tek të porsalindurit.

“Çdo 3500-4000 mijë lindje, një bebe lind me pathologji të gjendrës tiroide. Më të prekurat janë femrat në moshë riprodhuese, mosha mesatare 20-50 vjeç.

Faktor rreziku që njihet deri më tani është ekspozimi ndaj rrezatimit jonizues”, thotë endokrinologia Luftime Bruka për gazetën “SI”.

Lexo më shumë  Kryetari Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nëntorit

Sipas studimeve, mësohet se efektet e Cernobilit shihen si shkaku i prekjes më të shpeshtë të popullatës nga  5 tumoret, ai i tiroides, kanceri pulmonar, kanceri i gjirit, kanceri i lëkurës, kanceret në tru.

Mjekët thonë se jodi është një element gjurmë që luan rolin kryesor për prodhimin e hormoneve të tiroides nga gjendra tiroide.

Sipas tyre, pamjaftueshmëria e jodit nuk shkakton vetëm sëmundjen e gushës, por mund të shkaktojë dhe dëmtime të pakthyeshme në tru të fetusit dhe foshnjës si dhe vonesa të zhvillimit psikomotor të fëmijëve.

“Fatkeqësisht ne jemi vend me probleme të defiçencës jodike. Duhet ta pranojmë që kemi akoma problematika të caktuara sidomos në vendet malore, kodrinoro-malore, aty ku jodi gjendet më pak në natyrë, thonë ekspertët e shëndetit publik.

Ekspertët e shëndetit publik, kanë kryer një studim gjatë vitit 2021 për insufiçencën jodike tek moshat 6-12 vjeç që frekuentojnë shkollën.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

Studimi tregoi se në raport me të dhënat e  vitit 2012, kemi një përmirësim të marrjes së jodit në popullatë, me 67.5 përqind nga 62.1 përqind që ishte, por sërish zonat rurale paraqesin përqindje më të ulët të marrjes së jodit në popullatë, tregues i konsumimit të ushqimeve jo të pasura me jod si peshku, mishi dhe bulmeti. Sipas studimit, fëmijët që nuk konsumojnë kurrë bukë ose bulmet rezultojnë me marrje të mangëta të jodit, konkretisht fëmijë në zonat urbané që nuk konsumonin kurrë bulmet dhe fëmijët në zonat rurale që nuk konsumonin kurrë bukë.

Gjetjet e studimit sugjerojnë për monitorim të fortë rregullator dhe zbatim të standardeve kombëtare të kripës së jodizuar për të siguruar përdorim të qëndrueshëm dhe të lartë në nivel familjeje si dhe përdorim të kripës së jodizuar në ushqimet kryesore të prodhuara në mënyrë industriale me përmbajtje kripe (kryesisht buka)./Nga Ina Ahmetaj/Gazeta Si/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *