Pasojat e luftimeve në Kiev
Sot në mëngjes janë shfaqur fotografi nga pasojat e luftimeve që shpërthyen në kryeqytetin ukrainas mbrëmë.
Mësohet se 35 persona, duke përfshirë dy fëmijë, u plagosën në përleshjet midis forcave ukrainase dhe ruse gjatë natës së së premtes.
Megjithatë, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se aktualisht nuk ka prani të madhe ushtarake ruse në Kiev, por grupet diversante ruse janë aktive.
© Rruga Press