Bota

Pasiguria dhe rritja e çmimeve të energjisë, BE pezullon rregullat e borxhit

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të 2023-shit, në një kohë pasigurish ekonomike dhe rënie të rritjes të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Rregullat e të ashtuquajturit Pakti i Rritjes dhe Stabilitetit janë pezulluar që nga nisja e pandemisë në 2020-n për t’u lejuar qeverive më shumë hapësirë për manovra për të luftuar kolapsin ekonomik.

Vende si Italia, me një borxh prej 160 për qind të GDP-së, ose Greqia që e ka mbi 200% nuk do të jenë në gjendje të përshtaten.

“Nuk duam të japim mesazhin se ndodhemi në të njëjtën situatë kur po reagonim ndaj pandemisë. Asokohe, reagimi duhej të ishte patjetër universal, në mbështetje të të gjithë sektorëve. Tani do ta përdorim klauzolën e shmangies së rregullave për të lehtësuar tranzicionin nga kjo mbështetje universale në një mbështetje më individuale”, thotë Paolo Gentiloni, komisioner i BE-së për Ekonominë.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Në të njëjtën kohë, Eurozona përballet me një seri tronditjesh ekonomike nga lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve rëndohet nga konflikti, shoqëruar me izolimin e Kinës në kuadër të politikës “Zero-COVID”.

A mund të çojë kjo drejt një recesioni? Gentiloni thotë se situata nuk është aq e rëndë, por rreziqet mbeten.

“Nëse çmimet e energjisë vazhdojnë të rriten dhe nëse do të kemi probleme me furnizimin e energjisë, rreziku për të hyrë në një terren të minuar mund të materializohet. Nuk kemi arritur në këtë pikë dhe mënyra më e mirë për ta shmangur atë është që vendet me borxhe të larta të përdorin burimet e Gjeneratës së Ardhshme të BE-së. Vetëm kështu ato do mund të kenë një politikë fiskale ekspansioniste në këto kohë të vështira”, shprehet Gentiloni.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Plani për të zgjatur pezullimin e rregullave fiskale të Eurozonës vjen në kohën kur pritet që presioni inflacionist të detyrojë BE-në të ngrejë normat e interesit, duke i dhënë fund politikës së lirshme monetare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *