KryesoreLajme

Pasi takoi Milorad Dodikun e Republikës Serpska, Richard Grenell takon edhe Shkëlqim Devollin

Sipas informacioneve të mediumit malazez, Antena M, i dënuari dhe deri pardje presidenti i entitetit të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Serbe (RS), Milorad Dodik, është takuar dje fshehurazi me ish-emisarin e posaçëm amerikan për Ballkanin, Richard Grenell.

Takimi është zhvilluar në hotelin “One and Only”.

Media malazeze thekson se shteti i Malit të Zi nuk ka qenë i përfshirë në organizimin e këtij takimi.

Lexo më shumë  Kosova mirëpret propozimin e Komisionit Evropian për heqjen tarifave të roamingut

Aeroplani i Qeverisë së Republikës Serbe është kthyer mbrëmjen e djeshme nga Mali i Zi, gjë që është regjistruar edhe nga aplikacioni për ndjekjen e aviacionit civil ADSB.

Ndërkohë, pas këtij takimi të djeshëm të raportuar me serbin Milorad Dodik, sipas mediave në Kosovë, Richard Grenell ka takuar sot biznesmenin Shkëlqim Devolli, aksionerin e Korporatës Devolli.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Shifrat e frikshme të shpopullimit: Për 4 vjet kanë ikur nga Shqipëria mbi 180 mijë veta