Bota

Pasi iu vranë 9 ushtarë, Turqia nis sulmet ajrore kundër kurdëve në Irak dhe Siri

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se ka kryer sulme ajrore të shtunën kundër militantëve kurdë në Irak dhe Siri, një ditë pas sulmit në një bazë ushtarake turke në Irak ku u vranë 9 ushtarë.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se avionët goditën objektiva në Metina, Hakurk, Gara dhe Qandil në Irakun e veriut, por nuk specifikoi zonat në Siri. Në njoftim thuhet se avionët luftarakë shkatërruan shpella, bunkerë, strehimore dhe objekte të naftës, shkruan AP.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Të premten mbrëma, sulmuesit u përpoqën të depërtonin në një bazë ushtarake në rajonin gjysmë autonom kurd të Irakut verior, duke vrarë pesë ushtarë teksa katër të tjerë vdiqën më vonë nga plagët e marra. Ministria turke e Mbrojtjes ka thënë se janë vrarë edhe 15 militantë.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka njoftuar se janë arrestuar 113 persona të dyshuar për lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) gjatë bastisjeve në 32 provinca.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

PKK, një grup separatist kurd i ndaluar që ka zhvilluar kryengritje kundër Turqisë që nga vitet 1980, e cila mban baza në Irakun verior, konsiderohet organizatë terroriste nga aleatët perëndimorë të Turqisë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

YouTube player