KryesoreOpinion/Aktualitet

Pasi bëri vepër penale duke zbuluar identitetin e disa agjentëve të AKI-së, Vehbi Kajtazi ‘shpik’ paisje pergjuese në makinë

Shkruan Ali Mehmeti

Pasi bëri vepër penale duke zbuluar identitetin e disa agjentëve të AKI-së, tani ka filluar të përgatit mbrojtjen/arsyetimin e vet para organeve të drejtësisë me të cilët do ballafaqohet më heret a më vonë.


Një gënjeshtër, apo nga mosdija e tha personazhi në fjalë, se bëhet fjalë për pajisje përgjuese që nuk është e vërtet. Bëhet fjalë për pajisje gjurmuese/lokalizuese, që e bënë të mundur përcaktimin e vendndodhjes së pajisjes.


Si profesionist që jam marrë me këtë fushë, qysh në vitet 2002-2010, në një gjë jam i sigurt: Këtë pajisje e ka vendosur një amator!

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Kosova nuk ka pëllëmbë toke për të falur, mbrojtja e saj është betimi ynë i përjetshëm


Pse?

  1. Vendi ku thuhet se ishte e vendosur pajisja, afër rrotës së pasme në shasi, kjo pajisje nuk do funksiononte fare, ose shumë rrallë kur do ta kapte ndonjë valë të reflektuar. Pse? Ata që kanë mësuar sado pak fizikë, mos të flasim për elektroteknikë, kanë dëgjuar për kafazin e Faradejit. Shasia nga metali do e luante rolin e këtij kafazi dhe do ndalonte deportimin e valëve elektromagnetike që emitojnë satelitët e Sistemit Global të Pozicionimit (GPS). Madje, kjo është e shkruar edhe në udhëzimin e kësaj pajisje “…. try to place your tracker somewhere with a good line of sight with the sky” (…. përpiquni të vendosni pajisjen e gjurmimit në një vend me pamje të mirë nga qielli). Uroj që hetuesit të bëjnë këtë rekonstruktim të ngjarjes dhe të binden në këtë pohim.
    Pse këtë pajisje nuk e ka montuar AKI-ja?
  2. Sepse nuk do ta linte numrin serik mbi pajisje!
  3. Sepse kjo pajisje, për të funksionuar duhet të jetë e regjistruar në një shtet tjetër në bazë të numrit serik dhe duhet të paguhet me abonim mujor/vjetor!
  4. Sepse do ishte shumë më lehtë dhe më efikase të bëhet gjurmimi nëpërmjet telefonit mobil të personit, sesa më këtë pajisje të bëhet gjurmimi i veturës! Sikur ajo “meselja” e vjetër: “Unë po të them, shihe ujkun, ti po më thua shihe fërkemin”
Lexo më shumë  FSK, pilotët amerikanë dhe ushtarët gjermanë në stërvitje të përbashkët

Rruga Press

YouTube player