KryesoreLajme

Pashkët me uratat e patriarkut serb në stilin e Millosheviqit: Kosova, djepi shpirtëror i Serbisë, çështje qiellore

Kosova edhe këtë Pashkë ka qenë objektivi kryesor i Kishës Ortodokse Serbe, e cila e quajti atë si një djep shpirtëror e kombëtar të Beogradit. Në urimin e tij kryepeshkopi i kishës ortodokse tha se Kosova është përkushtimi i tyre i përjetshëm.

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije ka uruar serbët me rastin e Pashkës, e cila simbolizon Ngjalljen e Krishtit të kryqëzuar.

Në urimin e tij, kreu i Kishës Ortodokse u kujdes që të vinte në diskutim edhe integritetin territorial të Kosovës edhe pse pa surpriza, pasi Kisha nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës të shpallur në 17 shkurt 2008.

Lexo më shumë  Gërvalla merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut

Teksa uron serbët në Kosovë, patriarku thotë se ajo është djepi shpirtëror dhe kombëtar i Serbisë.

“Kisha dërgon përshëndetje dhe lutje atërore kudo ku jetojnë serbët ortodoksë, veçanërisht ata në Kosovë dhe Metohi, djepin tonë shpirtëror dhe kombëtar, pavarësisht tundimeve dhe mundimeve që ata kanë, kisha e tyre mëmë do të jetë gjithmonë me ta si më parë”.

Patriarku vijoi edhe më tej, teksa tha se përkushtimi i Serbisë për Kosovën është i përjetshëm, madje e cilësoi si një çështje qiellore.

Lexo më shumë  Biserko: Vuçiqi s’do ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, po e pret Trumpin

“Besnikëria jonë e thellë na ruajtë për fatin e pagëzimit dhe ringjalljes së iluministit tonë Shën Sava, populli serb qoftë përkushtimi ynë i Testamentit të Ri. Përkushtimi për Kosovën na drejtoftë në kuptimin e përjetshëm. Mbretëria tokësore është për të vegjlit, ndërsa ajo qiellore është përgjithmonë”.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *