Uncategorized

Pas Thethit Rama i sulet Valbonës! Çon policinë dhe fadromat për të prishur bujtinat prej druri! Nxjerr jashtë turistët

Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur aksionin në zonën turistike të Valbonës për prishjen e disa bujtinave të pretenduara pa leje.

Fadromat kanë mbërritur në Valbonë paraditen e sotme me një numër të madh policësh për të nisur aksionin e prishjes.  Ndërsa turistët janë nxjerrë jashtë.

Banorët akuzojnë se po kryhen shembje selektive. Duke prishur bujtime me materiale druri dhe jo ato me beton e hekur nuk po preken.

Një çift të moshuarish nuk i mbajnë dot lotët pasi ajo që kanë ndërtuar janë vetëm 3 dhoma të vogla, prej druri të cilat u sillnin të ardhurat për të jetuar. I kanë ndërtuar në tokën e tyre, në shtëpinë e tyre.

“Në tokë tënde, në shtëpinë tënde. Eshtë gjynah. Na dogji serbi, e tani po na djeg shqiptari. Ka biznese të tjera. Ne ishim të fundit’, thonë ata. 

Objekte në total për tu prishur janë 22 objekte. Nga IKMT janë prishur 3 objekte, vullnetarisht janë në proces çmontimi 16 objekte. Ndërsa 3 janë për tu prishur.

Syri sjell pamje të aksionit të shembjes së ndërtesave të ndërtuara vitet e fundit, me lejen e zyrtarëve lokalë të bashkisë Tropojë, dhe deklaratave të Ramës për të investuar në turizëm. Banorët thonë se shteti është ai që i ka lejuar të ndërtohen e sot tani po i shemb.

Bujtinat ishin me turistë të cilët u detyruan të prishin pushimet.   

Rruga Press

YouTube player