Pas tankeve, Ukraina kërkon edhe aeroplanë luftarakë – kush do të mund t’ua jepte dhe kush u tha “jo”?
Pritet që ministri ukrainas i Mbrojtjes të takohet sot në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron, në kohën kur po debatohet në mesin e aleatëve të Kievit nëse duhet t’i sigurohen Ukrainës aeroplanët luftarakë kundër agresionit rus, pasi që presidenti amerikan Joe Biden ka hedhur poshtë mundësinë e dërgimit të F-16.
Ukraina planifikon t’i kërkojë aeroplanët perëndimorë të gjeneratës së katërt si F-16, pasi që javën e kaluar arriti t’i sigurojë tanket si Leopard 2 dhe Abrams.
Kështu të paktën shpreson këshilltari i ministrit të Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksii Reznikov. Në anën tjetër i pyetur të hënën në Shtëpinë e Bardhë nëse Shtetet e Bashkuara do t’ia sigurojnë Ukrainës F-16, Biden tha shkurt para gazetarëve, “jo”.
Por duket se Franca dhe Polonia janë të gatshme të pranojnë një kërkesë të tillë nga Ukraina, kurse Macron të thënë tha para gazetarëve në Hagë se “asgjë nuk përjashtohet” kur bëhet fjalë për ndihmën ushtarake.
Në deklaratat e transmetuara nga televizionet franceze para se Biden të fliste në Washington, Macron deklaroi se çdo lëvizje e tillë varen nga disa faktorë, përfshirë nevojën për të shmangur eskalimin e situatës dhe të garantohet se nuk do të sulmohet territori i Rusisë.
Reznikov pritet që sot në Paris të takohet me homologun e tij francez Sebastien Lecornuoum.
Në Poloni të hënën kryeministri Mateusz Morawiecki gjithashtu nuk e hodhi poshtë mundësinë e dërgimit të F-16 shtetit fqinj.
Edhe ai këto komente i bëri para se presidenti Biden të mbante konferencën për media në Shtëpinë e Bardhë.
Morawiecki tha se çdo transferim i tillë do të “zhvillohet në koordinim të plotë” me vendet e tjera të NATO-s.
Rruga Press