KryesoreOpinion/Aktualitet

Pas sulmi terrorist, Rama dhe Vuçiç kërkuan të njejtën gjë

Shkruan Enver Bytyçi

Po bëhet fushatë për ta rehabilituar Edi Ramën për deklaratën dhe kritikën e tij sa i përket shpalljes së ditëve të zisë nga ana e Vuçiç për terroristët serbë që sulmuan policinë e Kosovës në Zveçan. Po cila është e vërteta? Ku fshihet djalli i Aleksandër Vuçiç në reagimin e Edi Ramës?

Shihni çfarë thotë: – “Ky është momenti kur Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta ndajnë qartë e prerë mendjen nëse do ta ngrenë në nivelin më të lartë alarmin demokratik për ta ndalur përshkallëzimin e konfliktit në Veriun e Kosovës, – apo do të vazhdojnë t’i mbajnë Dialogun për Normalizim dhe angazhimin e KFOR-it në të njëjtin nivel krejt të pamjaftueshëm tanimë! ”

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

Pjesa e dytë e reagimit të tij thirret: ”- Apo do të vazhdojnë ti mbajnë dialogun për normalizim dhe angazhimin e KFOR-it në nivel krejt të pamjaftueshëm tanimë”!

Të njëjtën gjë kërkoi në takimin me ambasadorët e QUINT-it presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Forcimin e KFOR dhe largimin e policisë së Kosovës nga veriu. Këtë të dytën nuk është budalla ta përmendë kryeministri i Shqipërisë, pra largimin e policisë. Por jam i bindur se në çdo deklarim të tij, edhe kur duket “ashpërsisht” anti-Vuçiç, Edi Rama kujdeset që ta kurojë mikun e tij në Beograd. Diçka do të ngjasojë te njëri-tjetri! E pamundur të jetë ndryshe!

Lexo më shumë  Një idiotizëm i ri politik: "grusht shteti" i qeverisë kundër opozitës

Ngjarja e së dielës në Zveçan dëshmoi se terroristët serbë u ndihmuan nga KFOR-i, duke i lënë të largohen si në piknik prej vendit të krimit. Sepse ishin të mbrojtur pikërisht nga ana e KFOR-it. Ndërsa policia e Kosovës po të kishte dorë të lirë, të gjithë ose do ishin dorëzuar, ose do kishin shkuar te të shumtët! Kështu që kryeministrit të Shqipërisë i takon të kërkojë shtimin e prezencës së policisë së Kosovës dhe abrogimin e lejes nga KFOR-i për angazhimin e ushtrisë në veri, krahas përforcimit të KFOR-it!

Harrojeni se mund të bëjë kërkesa të tilla kryeministri ynë!

Rruga Press

YouTube player