Lajme

Pas skandalit, SPAK ushtron kontrolle në banesën e djalit të Çuçit, doli në përgjime

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot se Endi Çuçi, djali i ministrit të Brenshëm Bledi Çuçi është arrestuar në Itali si pjesë e grupit kriminal të trafikut kontrabandë të ilaçeve dhe falsifikimit të dokumenteve dhe recetave.

Por, burime për VoxNews.al bëjnë me dije se nuk kemi të bëjmë me një arrestim, por vetëm me një procedim penal. Endi Çuçi është djali i Bledi Çuçit nga martesa e tij e parë me Zhaklina Peton, e cila tashmë është e martuar me mjekun Aurel Vula.

Lexo më shumë  KQZ: Për votuesit që s’mund të shkojnë në vendvotim do të angazhohen ekipe mobile

Burime për VoxNews.al po ashtu bëjnë me dije se arsyeja pse 24-vjeçari Endi Çuçi është vënë nën hetim nga autoritetet e drejtësisë është për shkak se ka dalë në përgjimet e kësaj çështje bashkë me njerkun e tij, Aurel Vula.

Po ashtu nën hetim është vënë dhe juristja Zhaklina Peto, mamaja e Endi Çuçit dhe bashkëshortja e mjekut Aurel Vula.

Burime për VoxNews, konfirmojnë se para pak ditësh, SPAK ka urdhëruar kontrollin e banesës së djalit të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Endi Çuçit dhe të mjekut Aurel Vula.

Sipas njoftimit të SPAK, gjithsej janë ushtruar 11 kontrolle në ambjentet e banesave, zyrave shtetërore (QSUT) dhe të subjekteve tregtare. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale dokumente mjekësore në gjuhën italiane, medikamente mjekësore dhe pajisje kompjuterike dhe prova të tjera me rëndësi për hetimin.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Mitrovicë: Nuk do të ketë më banda kriminale, targa ilegale dhe barrikada

Kujtojmë se gjatë aksionit të përbashkët mes SPAK-ut dhe Drejtorisë së Antimafias së Milanos u vunë në pranga 9 persona dhe nën hetim 82 të tjerë. Ata akuzohen për mashtrim ndaj sistemit kombëtar shëndetësor italian, korrupsionit dhe trafikut të barnave me përmbajtje narkotike. /VoxNews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *