Bota

Pas SHBA-së dhe Anglisë, Suedia do të dërgojë sisteme raketore në Ukrainë

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar do të dërgojnë sisteme raketore në Ukrainë. Së fundmi edhe Suedia ka deklaruar se do të dërgojë armë shtesë për forcat e Kievit, në një paketë të re me vlerë 102 milion dollarë, duke përfshirë raketa kundër anijeve bregdetare.

Raketat “Robot 17” të prodhimit suedez, 5,000 lëshues antitank dhe pushkë sulmi AG 90 janë në krye të armëve të dërguara tashmë nga Suedia.

Lexo më shumë  Fischer: Evropa duhet të shqyrtojë seriozisht krijimin e një kapaciteti të përbashkët bërthamor

Danimarka tashmë ka dërguar raketa anti-anije Harpoon në Ukrainë, e cila po forcon mbrojtjen e Odesës, një port jetik.

Rusia pushtoi portin e Mariupolit, tashmë i rrënuar, pas muajsh luftimesh të ashpra.

Pushtimi i Rusisë e shtyu Suedinë të thyente një politikë neutraliteti që daton prej dekadash, më parë Suedia nuk u dërgonte armë kombeve në luftë.

Muajin e kaluar Suedia dhe Finlanda fqinje vendosën t’i bashkohen NATO-s, një moment vendimtar në qëndrimin mbrojtës të vendeve nordike.

Lexo më shumë  Shpërthime të fuqishme trondisin Iranin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *