KryesoreLajme

Pas rikthimit të terminalit doganor të Trepçës, Qeveria: Ky është veç fillimi

Kryeministri Albin Kurti në rihapjen e terminalit doganor të Trepçës ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme, duke shtuar se është një e arritur që i ndihmon të gjithë.

Ai ka thënë se ky terminal ndihmon në të bërit biznes, duke u hequr një kosto e panevojshme për të mundësuar operimin më të lehtë.

Lexo më shumë  Organizata të shoqërisë civile kundër votimit të PS për Ballukun

“Nga viti 2003 deri në vitin 2014 ky terminal ka qenë në hapësirën e Trepçës, padrejtësisht ky terminal është mohuar dhe çmimi është shtrenjtuar për 40 euro për maune. Shtatë vjet më vonë ne po e bëjmë këtë hapje të terminalit doganor dhe po e korrigjojmë një dëm të bërë. Aso kohe mbi 20 punëtor patën punuar e pastaj kanë mbetur pa punë”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se terminali është rikthyer aty ku e ka vendin.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se kjo është një e hyrë komplementare e Trepçës.

Sipas tij, Trepça do t’i rikthehet punës si motor i zhvillimit ekonomik.

Ministrja Artane Rizvanolli ka thënë se është kënaqësi të shihet rikthimi i rolit të ndërmarrjeve publike përtej rolit industrial.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *