Bota

Pas referendumit serb, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Kosova përcakton kushtet për organizimin e zgjedhjeve të huaja në territorin e saj

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur referendumin e Serbisë, në të cilin qytetarët miratuan amendamentet kushtetuese që synojnë reformën në drejtësi, por njëkohësisht bën të ditur qëndrimin e SHBA-së për të drejtat e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran për të përcaktuar kushtet me të cilat do të zhvillohen zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj.

Ambasada Amerikane në Prishtinë përmes një reagimi në rrjetet sociale ka përshëndetur zgjedhjet për ndryshimet kushtetuese në shtetin serb të mbajtur më 16 janar.

Lidhur me referendumin ambasada amerikane përkujton se “Shtetet e Bashkuara iu bashkuan partnerëve të saj evropianë duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve serbë që të marrin pjesë, pasi ne besojmë se është e rëndësishme që votuesit me të drejtë të votojnë në zgjedhje dhe referendume. Thënë kështu, le të jemi të qartë për qëndrimin e SHBA-së për të drejtat e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran për të përcaktuar kushtet me të cilat do të zhvillohen zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj”.

SHBA ka shpresuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdonte praktikën e kahershme të lejimit të OSBE-së për të mbledhur fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë, por ajo zgjodhi të mos e bënte këtë.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Ajo më tutje e ka përgëzuar “Misionin e OSBE-së në Kosovë për gatishmërinë e saj që edhe një herë të marrë përsipër detyrën për të ndihmuar serbët që jetojnë në Kosovë për të votuar”.

Shtetet e Bashkuara mezi pret të diskutojë me partnerët e tyre – si me Qeverinë e Kosovës ashtu edhe me Qeverinë e Serbisë, “se çfarë aranzhime dhe akomodime mund të bëhen për t’u siguruar që qytetarët, të cilët banojnë në Kosovë dhe Serbi të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e vendit të tyre dhe duke vepruar kështu, të jenë në gjendje të përcaktojnë të ardhmen e tyre evropiane”.

SHBA-ja shpreh keqardhjen se Kosova nuk është anëtare e këtij organi (OSBE) dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të flasë vetë sot. Ajo mezi pret ditën kur Kosova të jetë shtet pjesëmarrës i kësaj organizate.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

SHBA-të vazhdojnë të inkurajojmë qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja “Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë përparim drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që rrit stabilitetin rajonal”.

Të përkujtojmë se Kuvendi i Kosovës të shtunën (15 janar) ka miratuar rezolutën që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Me 76 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi rezolutën gjatë një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.

Sipas rezolutës, mbajtja e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës, “cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare”.

Rezoluta u propozua nga katër grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Grupit Multientik. Partia Demokratike në opozitë nuk mori pjesë në seancë.

Rruga Press

YouTube player