KryesoreLajme

Pas Ramës, Netanjahu nderon me dekoratën e lartë Milorad Dodikun

Edhe pse Edi Rama u përpoq të ndërtonte narrativën se ishte i vetmi politikan i privilegjuar gjatë vizitës së tij në Izrael dhe ta personalizonte një marrëdhënie miqësore me rrënjë historike mes dy popujve, faktet tregojnë një realitet krejt tjetër.

Krahas Edi Ramës, në Tel Aviv ishte i ftuar dhe u nderua edhe një tjetër politikan tjetër nga Ballkani: Milorad Dodik, ish-presidenti i Republikës Srpska të Bosnje-Hercegovinës.

Lexo më shumë  Media gjermane: Berlini kërkon që ministrat e dyshuar jo vetëm të shkarkohen, por edhe të hetohen siç duhet! Kusht për hyrjen në BE

Përkundër propagandës të kryeministrit shqiptar, Dodiku jo vetëm që u prit zyrtarisht, por u nderua edhe me çmimin “Jabotinsky për Lirinë”, një nga dekoratat më të larta të shtetit të Izraelit. Çmimi iu dorëzua nga Kryetari i Knessetit, Amir Ohana, për rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Izraelit dhe Republikës Srpska.

Në lajmet e publikuara nga media dhe në rrjetet sociale, Dodiku shihet duke marrë këtë dekoratë ç’ka tregon qartë se  Rama përdor politikën së jashtme për halle personale dhe konsum propagandistik të brendshëm.

Lexo më shumë  Komiteti i Rajoneve i BE-së ia hoqi Kosovës fusnotën, ministri Konjufca e mirëpret vendimin – falënderon Coughlan për mbështetjen parimore

Dodiku është pritur gjithashtu në një takim të veçantë edhe nga nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në Jerusalem.

YouTube player