BotaKryesore

Pas paraardhëses, vdes papritur edhe kryetarja aktuale e Gjykatës Supreme në Rusi

Irina Podnosova, kryetarja e Gjykatës Supreme të Rusisë, ka ndërruar jetë papritur në moshën 71-vjeçare në Moskë, duke shkaktuar reagime të shumta në qarqet gjyqësore dhe politike.

Podnosova ishte emëruar në këtë post pak më shumë se një vit më parë, pas vdekjes po ashtu të papritur të paraardhëses së saj. Emërimi i saj u bë personalisht nga presidenti rus, Vladimir Putin, me të cilin kishte studiuar drejtësi në të njëjtën periudhë.

Lexo më shumë  Orban vërshëllehet në një tubim elektoral

Gjatë karrierës së saj, Podnosova u shqua për besnikërinë ndaj linjës zyrtare të Kremlinit.

Megjithatë, vdekja e saj e menjëhershme, pas kaq pak kohe në krye të Gjykatës Supreme, ka ngjallur pikëpyetje dhe spekulime në opinionin publik rus.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për shkaqet e vdekjes, ndërsa një deklaratë zyrtare pritet të bëhet në orët e ardhshme.

Lexo më shumë  Skandali i radhës: Edi Rama për herë të tretë në publikimet e tij në rrjetet sociale e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë!?
YouTube player