Bota

Pas një viti protestash, kryeministri indian shfuqizon ligjet që dëmtonin fermerët

Kryeministri indian, Narendra Modi, ka njoftuar shfuqizimin e tre ligjeve të diskutueshme për bujqësinë pas një viti protestash.

Mijëra fermerë  qendruan në shenjë greve  në çadra rrugëve të vendit që nga nëntori i viti të kaluar, ndërsa dhjetëra prej tyre  vdiqën nga i nxehti,  i ftohti dhe Covidi.

Fermerët thoshin  se ligjet do të lejonin hyrjen e komponentëve privatë në bujqësi dhe kjo do të dëmtonte të ardhurat e tyre, shkruan BBC.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Njoftimi i papritur i së premtes shënon një kthesë të madhe për vendin, pasi qeveria nuk kishte ndërmarrë asnjë iniciativë për të biseduar me fermerët në muajt e fundit.

Sindikatat e fermave e shohin këtë veprim këtë si një fitore të madhe./ora/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *