Lajme

Pas Krujës, probleme me ujin në Sauk, banorët: Ujërat e zeza bashkohen me të bardhat

Banorët e Saukut kanë ngritur shqetësimin e ujërave të zeza në zonë.

Për ‘Fax News’ ata janë shprehur se këtë shqetësim e kanë bërë të ditur dhe te UKT mirëpo nuk kanë marrë asnjë reagim nga drejtoria.

Një ndër problemet e tyre është mungesa e ujit, i cili vjen për pak orë gjatë ditës si dhe bashkimi i ujërave të zeza me të bardha. Ata kanë frikë se mos helmohen ashtu si banorët e Krujës.

Lexo më shumë  Kurti i konsideron akte terroriste nga Serbia shpërthimet në veri

DEKLARATA E BANORËVE:

Ka bashkim të ujërave të bardha me ato të zeza. Ne edhe mund të helmohemi sepse është shumë pisllëk, mund të dalë ndonjë sëmundje. Kjo situatë ka 3-4 vite dhe nuk është marrë asnjë lloj mase. Në dijeninë time, Veliaj nuk ka ardhur.

U tregoj edhe atyre të ujësjellësit, u them, ja shihni ujin, a pihet ky? Ne I paguajmë rregullisht faturat nga 25 deri në 30 mijë. Atë që do të shpenzoj, e paguaj unë. Po tani kam frikë se mos më ikën uji se po laj tapetin.

Situata e banorëve të Saukut është e ngjashme me ato të Krujës, të cilët u helmuan për shkak të baktereve që janë gjetur në ujë.

Lexo më shumë  Ambasadori i BE-së dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *