Lajme

Pas konferencës së Stoltenberg, ushtarë të KFOR-it pozicionohen në drejtim të pikave kufitare Jarinë dhe Bërnjak

Pjesëtarët e KFOR-it janë vendosur nëpër lokacione të ndryshme përgjatë rrugëve që çojnë në drejtim të pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën me Serbinë nga veriu i vendit.

Disa qytetarë të cilët kanë dërguar foto në redaksinë e Agjencisë së Lajmeve KP, kanë thënë se kanë parë ushtarë të KFOR-it të pozicionuar me automjetet e tyre te fshati Rudare afër Zveçanit, pastaj përtej Leposaviqit, si dhe rrugës së liqenit të Ujmanit në fshatin Zupc dhe në drejtim të Bërnjakut.

Lexo më shumë  Sa herë që Aleksandar Vuçiqi është i izoluar, Edi Rama është i gatshëm t’i dalë në ndihmë (madje edhe në dëm të Kosovës)

Mësohet po ashtu se prezenca e shtuar e KFOR-it në këto zona ka të bëjë me përgjigje të shpejtë dhe reagim të menjëhershëm në rast nevoje, sa i përket ruajtjes së sigurisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *