Bota

Pas kërcënimeve të Trumpit ndaj Iranit rritet sërish çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

Çmimet e naftës pësuan një rritje të ndjeshme, duke arritur mbi 110 dollarë për fuçi, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, publikoi një mesazh kërcënues ndaj Iranit në rrjetet sociale.

Nafta u rrit fillimisht me 1.6%, duke arritur në 110.85 dollarë për fuçi, përpara se të tërhiqej lehtë gjatë tregtimit të mëngjesit në tregjet aziatike.

Ndërkohë, nafta amerikane regjistroi një rritje më të moderuar prej 0.3%, duke shkuar në 111.80 dollarë për fuçi.

Lexo më shumë  Wadephul: BE-ja duhet të braktisë parimin e unanimitetit

Rritja e menjëhershme e çmimeve erdhi pasi Trump shtoi presionin ndaj Iran, duke paralajmëruar sulme ndaj infrastrukturës kyçe, përfshirë urat dhe centralet energjetike, nëse Teherani nuk tërhiqet nga kërcënimet ndaj anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.

Paralelisht me zhvillimet në tregun energjetik, edhe tregjet aksionare në Azi shënuan rritje. Indeksi Nikkei 225 në Japoni u rrit me 1.6%, ndërsa indeksi Kospi në Korenë e Jugut shënoi një rritje prej 0.9%.

Lexo më shumë  Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca shumë toksike

Analistët vlerësojnë se tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme vijojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në luhatjet e çmimeve të energjisë dhe në stabilitetin e tregjeve globale.

Rruga Press

YouTube player