KryesoreLajme

Pas kampeve në Gjadër/ Rikthehet debati – Italia kërkon të marrë edhe ujë nga Shqipëria

Nga Alba Kepi

“Në Shqipëri uji derdhet kot në det, kurse në Puglia thatësira është alarmuese”

Për rajonin e Puglias, territori përballë bregut Adriatik shqiptar, prioriteti kryesor është menaxhimi i krizës hidrike që po jeton vitet e fundit.

“E zgjidhje është ndërtimi i ujësjellësit me Shqipërinë”, këtë deklaroi guvernatori i Puglias Michele Emiliano në konferencën evropiane mbi rajonet periferike detare, mbajtur pak orë më parë në qytetin e Barit. (CRPM)

Sipas guvernatorit italian “Shqipëria vijon të hedh në det sasi të mëdha uji. Derdhja e ujit të ëmbël në det ka dhe një kosto ambientale si të gjitha zgjidhjet e tjera kundër thatësirë. Impakti zero mbi ambientin nuk ekziston”, tha ai.

Lexo më shumë  Res Publica fiton gjyqin kundër Bashkisë Tiranë: Ndërtimi i rrugës “Hajdar Kërçiku” i paligjshëm

Sipas autoriteteve lokale puglieze, ujësjellësi do të ishte zgjidhja më e mirë për të përballuar mungesën e ujit që preokupon Puglian e që në 2025 parashikohet të përkeqësojë situatën me pasoja negative për bujqësinë.

Puglia mbulon 11% të tokës së kultivuar me drithëra e thatësira do të ketë një impakt majft negativ mbi prodhimin me dëme miliarda euro.

Coldiretti, konfederata sindikaliste përfaqësuese e bujqve e sipërmarrësve bujqësor, ka lëshuar gjatë muajit mars 2025, alarmin se në Puglia mungojnë 110 milionë metra kub ujë në krahasim me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

Lexo më shumë  Senati amerikan miraton projektligjin që synon ndalimin e tarifave të Trump ndaj Kanadasë

Preokupimi i punonjësve të këtij sektori është se do të jetojnë një emergjencë akoma më të keqe se thatësira e një viti më parë me dëme mbi 1 miliardë euro.

Por idea e rajonit të Puglias shkon dhe më tej duke propozuar që ky ujësjellës të jetë dhe pikë shpërndarje e furnizimi i përbashkët për të gjitha rajonet jugore italiane e duke kërkuar që investime të tilla, të cilat nuk janë vetëm çështje rajonale por kombëtare, “duhet të mbështeten nga qeveria”.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit