Pas Jalës tjetër aksident në det, gomonia godet fëmijën 7-vjeç që notonte në afërsi të bregut
Plagoset një i mitur në det. Sot, rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, shtetasi H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut.
Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Të shtunën ndërkohë ndodhi një incident tjetër në Jalë, kur një gomone që ka tentuar të dalë në breg, nuk ka arritur të ndalojë në kohë dhe si rrjedhim, drejtuesi i saj Gjergji Priftuli i ka marrë përpara dhe lënduar tre pushues që ndodheshin në breg.
Njëri nga të lënduarit ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e aksidentit.
Rruga Press