Bota

Pas helmimit, Roman Abramovich merr pjesë në bisedimet për paqe në Stamboll

Pas helmimit në raundin e parë të negociatave Rusi-Ukrainë, oligarku rus, Roman Abramovich është parë sot në bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll, shkruan Skynews.

Miliarderi, i cili është një nga oligarkët rusë të sanksionuar nga Perëndimi për pushtimin e Ukrainës nga Moska, u pa me delegatët nga të dy vendet në Stamboll këtë mëngjes, thonë tre burime.

Ditën e djeshme zëdhënësi i Abramovich konfirmoi se oligarku rus dyshohet të jetë helmuar në fillim të këtij muaji pas takimit për të diskutuar bisedimet e paqes me negociatorët ukrainas.

Lexo më shumë  Scholz: Gjermania ‘e lehtësuar’ nga rezultatet e zgjedhjeve në Francë

Zëdhënësi nuk konfirmoi kush tjetër ishte në shënjestër ose cili ishte burimi i sulmit. Kujtojmë se Ëall Street Journal raportoi më herët se tre persona që morën pjesë në negociatat në Kiev kishin pasur skuqje të syve, lot dhe irritim të lëkurës në fytyrë dhe duar.

Thuhet se Abramovich është në rregull tani pasi incidenti ndodhi disa javë më parë dhe ai do të vazhdojë me negociatat së bashku me palën e Ukrainës në përpjekje për t’i dhënë fund luftës. Sipas raportimeve, njerëz të afërt me oligarkun rus thonë se ai ka qenë i përfshirë në disa takime dhe po punon vetëm në emër të tij pasi u pretendua se atij iu kërkua ndihmë. 

Lexo më shumë  Dalin exit poll/ Rezultate surprizë të zgjedhjeve në Francë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *