BotaKryesore

Pas gazit, Rusia do të furnizojë me më shumë naftë Kinën përmes Kazakistanit

Pas gazit, Rusia dhe Kina po forcojnë lidhjet edhe në fushën e naftës. Prodhuesi më i madh i naftës në Rusi, Rosneft ka nënshkruar një marrëveshje për të furnizuar Pekinin me 2.5 milionë ton shtesë naftë në vit përmes Kazakistanit.

Kjo është bërë e ditur nga ministri rus i Energjisë Sergey Tsivilyov në një intervistë me televizionin Rossiya-24 gjatë Forumit Ekonomik Lindor.

Lexo më shumë  Krasniqi për mosshpalljen e rezultatit përfundimtar Listën Serbe: Politizimi s’po vjen nga KQZ-ja, por nga bashkësia ndërkombëtare

“Marrëveshja u nënshkrua gjithashtu nga Rosneft dhe homologët e saj kinezë për furnizimin shtesë prej 2.5 milionë ton naftë përmes Kazakistanit”, tha ministri.

Rusia ka thelluar lidhjet tregtare dhe politike me Kinën pas përçarjes me Perëndimin për shkak të konfliktit në Ukrainë. Kina dhe India janë bërë blerësit më të mëdhenj të naftës ruse në vitet e fundit.

Lexo më shumë  Në prag të stuhisë: përplasje me shumë të panjohura

Rruga Press

YouTube player