Bota

Pas fundosjes së “Moskvës”, Rusia pëson një tjetër goditje, vdes komandanti i anijes Kunikov

Flota ruse e Detit të Zi ka pësuar një goditje tjetër, pas fundosjes së kryqëzorit “Moskva” ka humbur një nga oficerët më të lartë.

Sot, 18 prill ka ndërruar jetë komandanti i anijes ruse “Caesar Kunikov”, Aleksandër Çirva.

Këtë e ka bërë të ditur në Telegram guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev.

Lexo më shumë  Rusia vijon persekutimet, burg për avokatët e Navalny

Kapiteni i anijes e cila ishte pjesë e brigadës së 197-të zbarkuese të Flotës ruse në Detin e zi vdiq nga plagët e mara pas sulmit të ukrainasve më 24 mars.

Në këtë datë u shkatërruar një anije tjetër, Sratov.

“Guximi, profesionalizmi dhe përvoja e tij shpëtuan jetën e anëtarëve të ekuipazhit. Ne do ta kujtojmë gjithmonë”, tha  Razvozhayev.

Chirva, ka lindur në Sevastopol dhe kishte luftuar në 2015 dhe 2016 në Siri.

Lexo më shumë  Gjermania është në recesion për të dytin vit radhazi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *