Lajme

Pas denoncimit, policia në ‘gjueti’ të kontakteve të Ervis Martinajt. Ku u pa për herë të fundit?

Ervis Martinaj vë para një dileme policinë. Megjithëse policia është duke hetuar fort për pistën e një inskenimi të mundshëm, nuk përjashton as faktin se mund të gjendet përpara një ngjarjeje kriminale.

“Duke qenë se është një ngjarje e një natyre të rrallë, për faktin se është hera e parë në Shqipëri që pranë autoritetet policore familjarët deklarojnë humbjen e kontakteve me një person në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda kriminale, deri tani është duke diskutuar për mënyrën se si do ta regjistrojë këtë ngjarje.

Janë një numër i madh oficerësh të policisë të angazhuar për këtë çështje.

Janë duke u pyetur persona që mendohet se kanë pasur kontakte me Ervis Martinajn, ndonëse ai ishte në arrati; ata janë persona në periferi të Tiranës, në zonën e Fushë-Krujës, por edhe në zonën e Durrësit. Ngjarja është plot me mister, po të kemi parasysh që bosë të krimit shpeshherë inskenojnë ngjarje të rënda për të zhdukur kontakte, por nga ana tjetër ata janë më lehtësisht të arritshëm nga kundërshtarët e tyre për t’u eliminuar. Ky është një rast që e ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Lexo më shumë  Kurti për moscertifikimin e Listës Serbe: Askush s’ka mundur të presë qëndrim ndryshe prej VV-së

Duke qenë një ngjarje e vështirë dhe komplekse, policia është dhe e dyzuar për të dhënë detaje. Nëse është një inskenim do jetë një akuzë e re për Ervis Martinajn dhe nëse është një ngjarje kriminale, do duhet të zbulohen autorët e saj.

Sipas raportimeve nga mediat, Ervis Martianj është parë për herë të fundit publikisht në qytetin e Laçit më 18 korrik, datë kjo kur iu dha lamtumira e fundit tre viktimave që u vranë në Fushë Krujë: Brilant Martinaj (kushëriri i tij), Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Lexo më shumë  Ministria e Ekonomisë kërkon kursim të rrymës: S’ka mungesë, por mbingarkesë në sistem

Abc Albania raporton se makina “Toyota Land Cruiser” e blinduar, me të cilin lëvizte Ervis Martinaj, ka shoqëruar të gjithë vijimin drejt banesës së fundit të tre të vrarëve.

Kujtojmë se me makinën “Toyota Land Cruiser” lëvizte edhe Ylli Ibrahimi, i cili njihet si krahu i djathtë i Vis Martinajt bashkë me Klisman Preçin.

Klisman Preçi ishte viktima e radhës e atentateve në aksin Fushë Krujë-Laç-Lezhë. Bashkë me të ishte dhe Ylli Ibrahimi, por ky i fundit mundi t’i shpëtojë atentatit duke qenë jashtë rrezikut për jetën në spital.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *