Lajme

Pas armatosjes së Serbisë nga Kina, Mehaj: Të reagojë NATO e BE, po minohet paqja në Ballkan

Pas blerjes së sistemeve raketore dhe armatimit të ri nga Kina, si dhe sistemeve të mëhershme nga Rusia, nga ana e Serbisë, ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj përmes një shënimi në Facebook thotë se me këto veprime rikonfirmohet fuqishëm edhe njëherë sjellja destruktive, shumë e rrezikshme dhe anti-perëndimore e Serbisë.

“Kjo shfaqje e neveritshme po ndodh në kohën kur BE dhe NATO dhe gjithë bota pro- vlerave euroatlantike është në përballje me sulmuesin e këtyre vlerave, Rusinë dhe aleatët e saj”.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

“Nga kush rrezikohet Serbia, apo kundër kujt armatoset Serbia me sistemet më të avancuara sulmuese dhe mbrojtëse? Ç’është kjo hipokrizi? Deri kur me këto standarde të dyfishta?”.

Mehaj ka kërkuar reagim nga bashkësia ndërkombëtare, pasi sipas tij Serbia me këto veprime po minon paqen në Ballkan.

“Kërkojmë nga autoritetet e vendimmarrjes së NATO-s, BE-së dhe OKB-së, si dhe të gjitha instancat tjera të politikëbërjes pro-vlerave të paqes, lirisë dhe demokracisë të shqyrtojnë me seriozitetin maksimal këtë qasje destruktive dhe të rrezikshme të Serbisë që ndikon seriozisht në minimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë”.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Mehaj thotë se Kosova si një shtet i rreshtuar krah demokracive perëndimore, edhe ushtrinë do ta ndërtojë të tillë.

“FSK-në – Ushtri të fuqishme profesionale në mbrojtjen e vendit dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, kontinental dhe global”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *