Kuriozitete

Pas 49 vjetësh, amerikani e ktheu librin e huazuar

Me 49 vjet me vonesë, një person e ka kthyer librin e huazuar në kolegjin Monmouth të SHBA-së. Librin “Monson battles”, John Carlson e ktheu me shumë vonesë, derisa kolegji thuhet se nuk vendosi ta dënojë.

“Mendova se duhej ta ktheja. Muajin e kaluar u ndala pranë bibliotekës dhe thashë: duhet ta kthej”, ka deklaruar ai.

“Vërtetë është një libër i mrekullueshëm dhe ndihem keq që e kam mbajtur kaq gjatë. Shpresoj që të lexohet dhe të kënaqen me të po aq sa unë. Duhet ta kem lexuar një milion herë”, shtoi tutje.

Nëpër kolegje dhe biblioteka publike, huazimi i librave bëhet me disa kushte, siç është kthimi i tyre brenda një periudhe të caktuar.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *