Lajme

Pas 4 vite në pushtet, Totaj nuk arrin t’i sigurojë prizrenasëve ujë të pijshëm, madje e premton për mandatin tjetër

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, edhe pas katër viteve në krye të komunës, nuk ka arritur ta zgjidhë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët. Megjithatë, ai këtë çështje po e paraqet sërish si prioritet kryesor për mandatin e ardhshëm.

“Furnizimi i vazhdueshëm dhe i sigurt me ujë të pijshëm është nevojë thelbësore për çdo familje dhe për komunitetin tonë në përgjithësi. Mandati ynë i ri do të përqendrohet fuqishëm në këtë aspekt, për të garantuar që asnjë shtëpi në Prizren të mos mbetet pa këtë shërbim jetik,” tha Totaj.

Lexo më shumë  Kurti në takimet rajonale të Inteligjencës Financiare: Ka progres në luftimin e krimit të organizuar

Në përmbledhjen e arritjeve të mandatit të kaluar, ai përmendi vendosjen e impianteve të reja në lagjen Shadërvan, duke theksuar se këto do të shërbejnë për reagim më të shpejtë në rast fatkeqësish si zjarret.

“Impiantet e vendosura në Shadërvan janë një shembull i qartë i përkushtimit tonë për sigurinë e qytetarëve. Këto do të jenë ndihmë e madhe për ekipet e emergjencës në raste krizash dhe do të kontribuojnë në mbrojtjen e jetës dhe pronës,” theksoi ai.

Lexo më shumë  Krasniqi: Konstituimi i kuvendeve komunale u zhvillua në përputhje me Kushtetutën

Pavarësisht premtimeve të reja, problemi i mungesës së ujit të pijshëm mbetet një ndër sfidat më të mëdha për qytetarët e Prizrenit, të cilët tashmë janë lodhur nga pritjet shumëvjeçare për një zgjidhje të qëndrueshme.

Rruga Press

YouTube player