Bota

Pas 35 vjetëve të hasmërisë, Turqia hap kufirin për ndihma humanitare me Armeninë

Pas tërmeteve të forta që prekën dhjetë provinca në Turqi, ndihmat prej vendeve fqinje po vazhdojnë të arrijnë në rajonet e prekura prej goditjeve.

Vendkalimi kufitar midis Armenisë dhe Turqisë u hap sot për herë të parë pas 35 vjetëve për të lehtësuar kalimin e ndihmave, raporton euronews.

Serdar Kiliq, i dërguari i posaçëm i Turqisë për dialogun me Armeninë, njoftoi në Twitter se pesë kamionë me ndihma, përfshirë ilaçe, ushqime dhe ujë, kaluan pikën kufitare Alican.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë
YouTube player

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raportoi se kjo ishte hera e parë që ishte hapur që nga viti 1988.

Marrëdhëniet diplomatike midis Armenisë dhe Turqisë historikisht kanë qenë armiqësore.

Ndërkohë që Turqia njohu Armeninë (në kufijtë e Republikës Sovjetike Socialiste Armene) menjëherë pasi kjo e fundit shpalli pavarësinë në shtator 1991, të dy vendet nuk kanë arritur të krijojnë marrëdhënie diplomatike.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Ndryshe, Turqia dhe Siria kanë bërë të ditur se deri më tani kanë humbur jetën rreth 25 mijë persona.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *