Pas 27-vitesh Internet Explorer çaktivizohet
Internet Explorer, pas 27-vjetësh përdorim, do të çaktivizohet përfundimisht më 15 qershor. Internet Explorer ishte shfletuesi i integruar në sistemin Windows që prej vitit 1995, i zëvendësuar më vonë me Microsoft Edge.
Kompania ka nisur çaktivizimin në disa platforma, por ka lajmëruar se më 15 qershor ky aplikacion nuk do të jetë më i përdorshëm në desktop.
Ishte viti 2013 hera e fundit e përditësimit, kur Microsoft prezantoi Internet Explorer 11.
Modelet që do të preken nga ky ndryshim janë ato janë ato që operojnë me Windows 10, ndërsa ato që punojnë me 11 e më pas kanë të integruar Microsoft Edge.
Internet Explorer është lënë mënjanë prej kohësh nga Google, Firefox, Safari apo Edge, por megjithatë rrjeti reagoi me disa meme për “vdekjen” e tij.
Rruga Press