KryesoreOpinion/Aktualitet

Pas 18 vitesh pavaresi Kosova mori leksion historik. Pas 18 vitesh pavaresi, Kosova po jep leksion historik

Shkruan Roland Amzai

Pas 18 vitesh pavaresi Kosova mori leksion historik. Pas 18 vitesh pavaresi, Kosova po jep leksion historik.

Leksioni qe mori.

“Bace nuk eshte kry”

Leksioni qe po jep;

Baca tha e po thote:

“Nuk kryhet kurre”

Dhe kjo nuk eshte tragjedi.

Perkundrazi!

Leksioni eshte i nje niveli pedagogjik.

Nuk kryhet Republika, se u shpalle pavaresia.

Nuk kryhet, nuk perfundon, nuk mbaron asgje.

Ka vazhdimesi, ka jete.

Republika nuk kryhet per hir te vetvetes si akt “i fundit”. Nuk kryhet Republika pa demokraci te konsoliduar.

Edhe nese ushtrohet demokraci cdo dite te saj, ne x vite, prape nuk kryhet. Ajo perkryhet por nuk mbaron kurre.

Te shpallesh fundin e historise, eshte nje narcizem qesharak.

Nuk kryhet edhe nese sonte do te ishin shpallur rezultatet e nje referendumi te sinkronizuar ne Kosove e Shqiperi per nje mbrothesi te re kombetare.

Kete leksion mori Kosova, keto 18 vite.

Kete leksion po e ligjeron Kosova sidomos 10 vitet e fundit.

Republika, qyteti, komuniteti, kombi, jane atribute te se njejtes substance, te nevojes per t’u vetrealizuar.

E ato nuk shterrojne kurre.

Gabimi qe beme me shkurt te 2008 es, eshte bere pafundesisht ne historine e popullit shqiptar.

Shpallem fundin e fundeve, sa here qe zbukuruam tavolinat e marreveshjeve, sallat e shpalljeve dhe sheshet e festave.

Kosova e mori kete leksion jo pa cmim te larte.

Te kripur ne gjak, ne energji, ne ekonomi.

Nga Mon Balaj dhe Arben Xheladini, si prolog, tek Afrim Bunjaku si epilog, idea se pavaresia eshte baraz me sovranitet te kulluar si nje deadline datash vetvetiu, rezultoi e gabuar.

E megjithate, Kosova e kuptoi, e diten e lindjes se saj nuk feston, por e mbush sheshin me nje manifest revolte, kunder nje gjykate nderkombetare qe nuk ishte dasht te ekzistonte kurrsesi.

Lexo më shumë  Kurti: Çmimi tavan për produktet bazë do të rikthehet në Kuvend

Ndryshe nga Shqiperia qe shpalli fundin e fundeve ne vitin 1990, duke menduar se importi i coca cola dhe xhinseve blu do ta vendoste rendin e kulluar demokratik, duke pretenduar se pajtimi kombetar post 97 me asistimin e Bashkimit Europian do sillte mbaresi ekonomike njehere e mire, apo se premtimi i qeverise sot se “deadline” 2030 do sjell nje shqiptar te ri paneuropian, ndryshe nga kjo retorike e gjate sfilitese, Kosova ne ditelindjen e saj jep shprese edhe per ne.

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, kur menduam se ne gusht te 2001 shit, me nenshkrimin e Marreveshjes se Ohrit, mbaroi historia, se si pionere e nenshkrimit te marreveshjes se stabilizim asocimit, gjerat vetvetiu “europianizoheshin”, u futem ne nje tranzicion te ri, ne ate te kaosit, te zgjedhjeve pas zgjedhjesh, te krizave pas krizave, te borxheve pas borxheve.

Kosova sot eshte tamam veri per ne.

Me pak fjale, kur ke humb rrugen, njih veriun pastaj… ec.

Rruga Press

YouTube player