Sport

Pas 12 raundesh Usyk mbetet sërisht kampion

Oleksandr Usyk e ka mposhtur për herë të dytë Anthony Joshuan, duke i mbrojtur kështu titujt e botës në peshën e rëndë në boks profesionist në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Sikur në duelin e parë në Londër, edhe kësaj radhe lëvizjet dhe teknika e Usykut nuk gjetën përgjigje nga Joshua.

Meçi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Jeddah të Arabisë Saudite përfundoi me fitore me pikë për Usykun, me vendim të ndarë.

Lexo më shumë  Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

Derisa Joshua mbajti mesin e ringut dhe përqendrohej në goditje të fuqishme, kryesisht në trup. Usyk dha dukshëm më tepër goditje dhe lëvizte vazhdimisht nëpër ring.

Joshua rundin më të mirë e pati rundin e nëntë kur e vuri në vështirësi ukrainasin Usyk.

Mirëpo, në rundin e dhjetë Usyk u kundërpërgjigj dhe i dha goditje të shumta britanikut.

Për Usykun është fitorja e 20-të në boksin profesionist nga po aq meçe, ndërsa Joshua ka pësuar humbjen e tretë në karrierën si profesionist, karshi 24 fitoreve.

Lexo më shumë  Sinjal i mirë ─ Kosova U19 mposht Turqinë dhe fiton grupin

Joshua për revanshin me Usykun kishte ndërruar stafin e trajnerëve, por nuk arriti të përballonte ukrainasin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *