Bota

Pas 10 vitesh Gjermania dërgon ushtarë në Bosnjë-Hercegovinë

Gjermania ka vendosur të forcojë praninë e saj ushtarake në Ballkanin Perëndimor. Me kërkesë të qeverisë federale, Bundestagu e ka miratuar vendimin qysh në korrik, me shumicë të madhe, për pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë (të Bundeswehrit) në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë. Ndërsa sot është vendosur që në Bosnje-Hercegovinë të dërgohen deri në 50 ushtarë, të cilët do të marrin pjesë atje në kuadër të misionit ndërkombëtar Eufor. Kjo do të thotë se trupat gjermane do të rikthehen në Bosnjë-Hercegovinë, pas plotë 10 vitesh, sepse trupat gjermane janë larguar nga ky vend në vitin 2012. Ndërsa në misionin e Kforit në Kosovë ato janë të përfshira që nga vitit 1999.

Rikthimi në Bosnjë-Hercegovinë

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Bundestagu ka krijuar kornizën ligjore për riangazhim në misionin e BE Eufor Althea në korrik. Nërsa mediat gjermane tani njoftojnë se së pari do të rikthehet një numër dyshifror i ushtarëve gjermanë në kryeqytetin Sarajevë. Burimet e gazetës Der Spiegel nga Bundeswehri kanë deklaruar se numri i ushtarëve gjermanë në Bosnjë-Hercegovinë do të rritet, në mënyrë që deri në zgjedhjet parlamentare në këtë vend, me datë 2 tetor, të kompletohet misioni prej rreth 50 ushtarësh. Sipas këtyre burimeve, ushtarët gjermanë do të ndihmojnë stërvitjen dhe përgatitjen e forcave të armatosura të Bosnjë-Hercegovinës. Por do të rivendosin edhe kontaktet me autoritetet civile dhe popullatën atje, my synim mbajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë vend.

Frika nga influenca e tepruar ruse

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Në mediat gjermane nënvizohet se rikthimi i ushtarëve gjermanë në Bosnjë-Hercegovinë përputhet me kohën e shtimit të frikës nga influenca ruse në këto rajone, në veçanti në Republikën Serpska dhe në Serbi, ku Rusia ka aleatë të fuqishëm. Në disa qarqe ndërkombëtare ekziston frika se Rusia do të mund të bënte përpjekje për zhvendosjen e konflikteve edhe në këtë rajon, gjë që është në kundërshtim të plotë me politikën gjermane dhe evropiane për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Sa i përket Kosovës, Gjermania vazhdon të ketë atje një kontigjent të saj prej rreth 70 trupash. Por ekziston mundësia ligjore e shtimit të numrit të ushtarëve edhe atje, në rast nevoje./DW

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *