KryesoreLajme

Partia socialiste heq Naim Frashërin nga lista e dekoratave që jep presidenti i Shqipërisë

Nga Artur Shkurti

Duke shpërfilluar vlerësimin Poet Kombëtar që i bën Kombi Shqiptar Emri “Naim Frashëri”, me ligjin 93/2022 miratuar në 2024 është hequr nga lista e dekoratave që jep Presidenti i Republikës. Kjo është baraz me heqjen e titullit Poet Kombëtar. Është gjëja më e rëndë, më antikombëtare, më e turpshme, që mund të bëjë një parti politike. Një komb i merr energjitë nga frymëzimi kombëtar dhe frymëzimi kombëtar më i lartë u erdhi shqiptarëve nga Poeti Kombëtar Naim Frashëri. Për Naim Frashërin ka nevojë kombi shqiptar edhe gjatë shekujve që vijnë.

Si ka qenë situata ligjore? Urdhri “Naim Frashëri” ka qenë historikisht i parashikuar në ligjet për dekoratat. Në ligjin 8113, të vitit 1996, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” ekzistonte Urdhri “Naim Frashëri”. Neni 10 i këtij ligji thoshte “Urdhri “Naim Frashëri” u jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj, punonjësve të shkencës, artit, kulturës dhe arsimit për vepra dhe veprimtari të çmuara. Ky urdhër do të jetë i artë dhe i argjendtë.” Mënyra e përcaktimit ishte qëllimisht e gjerë dhe jo vetëm për arsye pa-triotike, pikërisht se Naim Frashëri të lejonte edhe kapjen kombëtare dhe atë humane njerëzore.

Lexo më shumë  PDK synon ta dobësojë Kurtin, LDK kërkon bashkëqeverisje, AAK rrezikon pragun

Në vitin 2013, ligji 112/2013 “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë” e gjejmë si “Titulli Naim Frashëri” Neni 7, pika 11. Citojmë: “Titulli “Naim Frashëri”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, punonjësve të shkencës, artit, kulturës dhe arsimit për veprimtari të çmuara dhe lartësimin e Republikës së Shqipërisë në fushën përkatëse”. Kalimi nga Urdhër në titull duket një shkallë më poshtë dhe heqja e dy shkallëve “argjend” dhe “ar” është përsëri drejt një shpërfillje. Por sidoqoftë emri është.

Në 2022 Edi Rama heq emrin “Naim Frashëri” nga dekoratat Në ligjin 93/2022 e propozuar nga Edi Rama u hoq nga lista “Naim Frashëri”. Në asnjë diskutim apo relacion nuk denjohet të disktuhet kjo. Ligji u miratua, por u kthye nga Presidenti. Presidenti Begaj në asnjë pikë nuk shpreh ndonjë vërejtje për heqjen e kësaj dekorate, por diskuton për gjëra kot. Ligji u miratua më 8 shkurt 2024 nga Parlamenti i Shqipërisë dhe kështu emri “Naim Frashëri” nuk do të jetë më në asnjë dekoratë të dhënë nga Presidenti. Këto veprime Edi Rama i bën pasi me ligj 27/2018 dhe me VKM 146, datë 10 mars 2021, shfuqiz-oi statusin Muze Kombëtar të Arsimit për “Mësonjëtoren e parë shqipe” Korçë, kryevepër e Rilindjes Kombëtare dhe nismë e Naim Frashërit dhe Sami Frashërit. Është në nderin e Opinionit Publik Shqiptar të ushtrojë presion ndaj Parlamentit Shqiptar e të mbrojë me ligj statusin e Naim Frashërit si Poet Kombëtar dhe të mbrojë Rilindjen Kombëtare.

Lexo më shumë  Shtetet e Gjirit gati për sulm ushtarak ndaj Iranit: Çdo vijë e kuqe është kaluar

Rruga Press

YouTube player