Parlamenti Kulturor Evropian del me deklaratë për sulmin rus në Ukrainë
Parlamenti Kulturor Evropian me anë të një deklarate kanë shprehur mbështetjen për popullin e Ukrainës në luftën e tyre për liri dhe pavarësi ndaj agresionit të Rusisë.
Në këtë deklaratë potencohet se përdorimi i forcës ushtarake në një vend tjetër minon përpjekjet disa dekadëshe për një rend ndërkombëtar.
Sipas tyre, ajo çfarë po ndodh tani në Ukrainë ngjan shumë me situatën e luftës së dytë botërore.
Këto përpjekje të Rusisë, sipas këtij komiteti, duhet të dënohen me vendosmëri.
“Ne, anëtarët e Parlamentit Kulturor Evropian, shprehim mbështetjen tonë totale për kombin ukrainas dhe popullin e tij në luftën e tyre për pavarësi, dinjitet dhe liri. Përdorimi aktual i forcës ushtarake në territorin e një vendi tjetër minon përpjekjet e dekadave për të vendosur një rend ndërkombëtar të qëndrueshëm të udhëhequr nga parimet njerëzore të pranuara përgjithësisht dhe themelore. Pavarësisht mangësive të paraleleve historike, çfarë po ndodh tani në Ukrainë, ngjan shumë me situatën që kulmoi me Lufta e Dytë Botërore, duke përfshirë ngritjen e nazizmit, fashizmit dhe të shumë shkelje të kufijve kombëtarë. Përpjekjet aktuale për të rindërtuar Perandoria e zymtë dhe shtypëse sovjetike duhet dënuar me vendosmëri. Është detyra dhe obligimi ynë që të zgjedhim vlerat evropiane të demokracisë liberale dhe të qëndrojmë fort pas këtyre vlerave. Është përgjegjësia jonë si intelektualë, artistë dhe qytetarë të punojmë për një të ardhme paqësore të bazuar në vlerat njerëzore”, thuhet në deklaratë.
Parlamenti Kulturor Evropian përfaqësohet nga numër i artistëve të ndryshëm dhe ka anëtarë nga të gjitha vendet e kontinentit Evropian.
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.
Rruga Press