Parlamenti Evropian kundër Putinit: Luftë e ndërtuar me gënjeshtra të neveritshme
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë fjalimit të tij emocionues në Parlamentin Evropian, ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga Putini, duke e cilësuar ofensivën ushtarake ruse, brutale dhe të bazuar në gënjeshtra të neveritshme.
Ai tha se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla ndodhet nën sulm dhe i përshkroi veprimet e Moskës si “terrorizëm gjeopolitik, thjeshtë dhe pastër”.
Lidhur me kërkesën e Ukrainës për t’u bërë vend anëtar i BE-së, presidenti i KE tha: “kjo rrugë do të jetë e vështirë, ne e dimë se ka pikëpamje të ndryshme në Evropë”.
Megjithatë ai e pëshkroi kërkesën e presidentit të Ukrainës për anëtarësimin e vendit si “legjitime” dhe “simbolike”.
Ndërkohë, kryetarja e Parlamentit Evropian, Ursula von der Leyen tha se BE-ja s’do ta lejojë kurrë presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, që ta shkatërrojë Ukrainën. Von der Leyen pas kësaj deklarate u prit me ovacione dhe duartrokitje nga eurodeputetët.
“Brenda Ukrainës kanë filluar vdekjet e njerëzve të pafajshëm, burra, gra, e fëmijë po vdesin, sepse presidenti Putin ka vendosur që shteti i tyre, Ukraina s’ka të drejtë të ekzistojë dhe ne s’do ta lejojmë kurrë kurrë që kjo të ndodhë, dhe kurrë kurrë s’do ta pranojmë këtë”, ka thënë von der Leyen gjatë fjalimit në Parlamentin Evropian për agresionin rus në Ukrainë.
Putin ka urdhëruar ushtrinë e tij që ta sulmojë Ukrainën në mëngjesin e 24 shkurtit. Ukraina po sulmohet nga tri anët, përmes kufirit me Rusinë, Bjellorusinë dhe nga gadishulli i Krimesë të cilin e ka aneksuar Rusia në vitin 2014.
Rruga Press