Lajme

Parlamenti Evropian javën e ardhshme do të diskutojë për situatën në veri

Parlamenti Evropian do të diskutojë për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës në seancën e ardhshme që do të mbahet në Strasburg.

Nga ky institucion është bërë e ditur se eurodeputetët do të diskutojnë të martën për marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Beogradit me Komisionin dhe Këshillin, pas situatës së krijuar së fundmi në veri.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti dhe ministrja Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen “Hidroregjioni Jugor”

Në njoftimin e PE-së thuhet se Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, ka dënuar ashpër sulmin e grupit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës.

Gjithashtu theksohet se në dy raporte të veçanta në maj, deputetët i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimit Evropian dhe të sigurojnë pa vonesë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në parimin e njohjes reciproke.

Lexo më shumë  BeH-ja paralajmëron aktivizimin e rezervës së Forcave të Armatosura

Rruga Press

YouTube player