Bota

Parlamenti danez u kërkon deputetëve të fshijnë TikTok-un

Aplikacioni ‘TikTok’ është në pronësi të kompanisë kineze ‘ByteDance’, e dyshuar nga autoritetet perëndimore se ia ka kaluar të dhënat e përdoruesve qeverisë kineze.

Parlamenti i Danimarkës ka kërkuar nga ligjvënësit të fshijnë aplikacionin ‘TikTok’ nga pajisjet e tyre të punës, si celularët, tabletat dhe kompjuterët, për shkak të çështjes së sigurisë.

Një njoftimin nga parlamenti theksohet se thirrja bazohet në rekomandimet e Qendrës për Sigurinë Kibernetike (CFCS).

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

“Kur CFCS-ja vlerëson se ekziston rreziku i spiunazhit duke përdorur ‘TikTok’-un, atëherë ne i përmbahemi kësaj. Në këtë mënyrë ne ndjekim linjën që qendra ka vendosur në lidhje me institucionet shtetërore. Parlamenti danez i konsideron vlerësimet që vijnë nga autoritetet e sigurisë”, tha kryeparlamentari Soren Gade.

Në njoftimin për media thuhet se të gjithë anëtarëve dhe punonjësve të parlamentit u është dërguar një “rekomandim i fortë” në adresat elektronike për të fshirë aplikacionin ‘TikTok’ nëse e kanë instaluar më parë.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

Ndërkohë, edhe Bashkimi Evropian ka marrë masa për të ndaluar aplikacionin në telefonat zyrtarë të punës.

Aplikacioni ‘TikTok’ është në pronësi të kompanisë kineze ‘ByteDance’, e dyshuar nga autoritetet perëndimore se ia ka kaluar të dhënat e përdoruesve qeverisë kineze. Kompania ka deklaruar se ndalimet mbi të bazohen në një “keqkuptim themelor të strukturës së korporatës”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *