Bota

Parisi ‘pushtohet’ nga plehrat dhe minjtë. Shkak greva e punonjësve të pastrimit

Koshat plot me mbeturina kanë “pushtuar” rrugët e Parisit, kjo pasi punëtorët e kompanive të pastrimit janë futur në grevë. Shkak i kësaj greve është bërë propozimi i qeverisë Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Mbledhësit e mbeturinave ju bashkuan grevës një javë më parë dhe sipas BBC, 5.600 ton mbeturina janë të shpërndara nëpër rrugë.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

“Është pis, po vijnë minjë dhe buburreca”, tha një parisien për një radio franceze. Zyrtari kryesor i këshillit Emmanuel Gregoire tha se situata ishte e komplikuar, por autoritetet po i jepin përparësi ndërhyrjes për sigurinë publike, me fokus në pastrimin e tregjeve të ushqimit, qeseve të koshave të shtrira në tokë dhe garantimin e sigurisë së këmbësorëve.

“Greva shkakton një ndryshim në sjelljen e minjve, ata do të gërmojnë nëpër kosha, do të riprodhohen atje dhe do urinojnë dhe do lënë jashtëqitjet e tyre. Ne kemi një rrezik shqetësues për shëndetin për grumbulluesit e mbeturinave dhe popullatën e përgjithshme”, tha specialisti Romain Lasseur për gazetën Le Parisien.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Punëtorët e pastrimit Paris do të takohen të mërkurën për të vendosur përfundimisht nëse do e vazhdojnë aksionin e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *