BotaKryesore

Paratë serbe që pastrojnë emrin në Uashington: SHBA-ja e heq nga lista e zezë Millorad Dodikun

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, si edhe anëtaren e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, njoftoi Departamenti i Thesarit të mërkurën.

Përveç tyre, nga lista e zezë janë hequr edhe anëtarët e familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e afërt.

Dodik, president i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), ishte sanksionuar dy herë për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, raporton klix.ba.

Lexo më shumë  Krasniqi: Konstituimi i kuvendeve komunale u zhvillua në përputhje me Kushtetutën

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se heqja e sanksioneve është rezultat i një marrëveshjeje midis SHBA-së dhe Dodikut, sipas së cilës, pas vendimit përfundimtar, ai duhet të tërhiqet nga posti i presidentit të Republikës Serbe (RS) dhe të emërojë një president të përkohshëm.

Sanksionet janë hequr gjithashtu për të gjitha kompanitë që kanë lidhje me familjen Dodik.

Kujtojmë se sanksionet ndaj Dodikut, anëtarëve të familjes së tij, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve partiakë priteshin të ndryshonin gjatë ditëve të fundit.

Lexo më shumë  Sveçla: Kosova rrit gatishmërinë për situata emergjente

Me shumë gjasë, heqja e sanksioneve është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë midis kryetarit të SNSD-së dhe administratës amerikane në Uashington.

YouTube player