Parashikimi i motit, priten reshje dhe vranësira. Ulen temperaturat
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, gjatë ditës së sotme priten reshje të dobëta në qarqet Fier, Berat, Korçë, Vlorë, Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjera të vendit moti është i kthjellët.
Sa i përket temperaturave, në bregdet do të variojnë: 13 / 20 °C; në vendet e ulëta: 11 / 22 °C; ndërsa në vendet malore: 2 / 12 °C. Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë.
Rruga Press