BallinaLajme

Parashikimi i motit për të mërkurën

Sipas MeteoAlb, edhe këtë të mërkurë do të mbetemi në ndikimin e masave ajrore verilindore që kushtëzojnë alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas here në gjysmën lindore të vendin gjatë paradites. Mesdita do të sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga -1°C në zonat malore deri në 16°C në jugperëndim.  Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

YouTube player