Lajme

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Shqipëria: Orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore duke krijuar mundësi për momente me pika shiu. Ndërsa në orët e mesditës do të kemi mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime në një pjesë të mirë të Shqipërisë. Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët të ketë kalime të pakta vranësirash. Por  bregdeti do të mbetet nën ndikimin e kthejllimeve. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 20°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Kosova: Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Sipas Institutit nëpër zona të kufizuara ka mundësi për riga shiu të intensitetit të dobët. Në njoftimin e Institutit thuhet se vranësirat më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore. Do të ketë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperendimit, shpejtësia e së cilës do të jetë nga 1-7m/s.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *