Lajme

Parashikimi i motit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë

Orët e para të ditës sjellin dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë kalime vranësirash. Sipas MeteoAlb, pritet që në orët vijuese gradualisht të kemi shtim të vranësira, ku në zonat veri-veriperëndimore do të jenë më të theksuara duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe herë pas here e fortë në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi verior- veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Lexo më shumë  Kryetari Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nëntorit

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në territorin e Kosovës. POR parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat në intrevale të shkurtra kohore të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi për shira të pakët dhe të izoluar në Veri të vendit.

Maqedonia e Veriut

Mbetet Republika e Maqedonisë së Veriut në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe gjatë ditës së martë, ku paraditja do të sjellë dominim të orëve të shumta me diell në vend. Por pas mesdite në Maqedoninë e Veriut do të ketë shfaqje të vranësirave të pakta të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Rajoni dhe Europa

Do të vijojë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave Evropa Lindore dhe ajo  Jugore. Ndërsa Evropa Qendrore dhe Evropa Veriore do të jenë me mot të paqëndrueshëm, ku priten shira dhe stuhi të forta ere. Më të dukshme në Evropën Veriore ku herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *