Parashikimi i motit
Sipas MeteoAlb, vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë orët e para të ditës në zonat veriperëndimore, por gradualisht reshjet do të përfshijnë dhe pjesën tjetër të Shqipërisë. Në veri, verilindje dhe skajin juglindor do kemi reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.