Lajme

Parashikimi i analistit serb: Serbia dhe Vuçiq do të humbasin

Anlisti Dushan Janjiq tha në një intervistë për Euronews Albania se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe Serbia do të humbasin.

Sipas tij Vuçiq përdor një propagandë manipulative, por sidoqoftë është mëse e qartë sepas çdo qasje pozitive të Vuçiq qëndron dhe një bashkëpunim me Rusinë.

“Sa i takon njohurive të mia analiste dhe akademike politikat e Vuçiç po kolapsojnë jo vetëm ndaj Kosovës, por dhe në aspekte të tjera, si në Open Balkan. Ai vazhdon të komunikojë me Kinën dhe Rusinë dhe kur ke këtë lloj politike, është ajo që quhet ‘cul de sac’ kur nuk dihet se çfarë do të bëhet në të ardhmen. Politikat e Vuçiç nuk kanë pasur kurrë një vizion, nuk kanë pasur kurrë strategji. Përmes taktikave të tij, ai mund të shfaqet edhe si një njeri pro NATO-s nesër ose pasnesër ose dhe mund të anëtarësohet, por prapë do të bashkëpunojë me Rusinë, pra është propaganda e tij manipulative,” – u shpreh Janjiq.

Lexo më shumë  Sveçla: I lumtur për renditjen e Kosovës në top 10 vendet me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit

Rruga Press

YouTube player