KryesoreLajme

Parandalohet kontrabanda me mallra nga Serbia – sekuestrohen mbi 900 pako me “Plazma”

Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar kontrabandim me mallra në Stublinë të Gjilanit.

Siç njoftohet, Njësia e Task Forcës ka ndaluar një automjet, ku drejtuesi i tij, shtetasi serb, kishe hyrë ilegalisht në Kosovë, kishte të ngarkuara mbi 900 kuti me pako të “plazmave”.

“Njësia e TASK FORC-ës -Lindje (e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare ne mes Republikës se Kosovës dhe shtetit Serb”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

“Më datë 14.04.2024 në rrugën Stublinë-Gjilan nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti Peugeot me targa serbe me drejtues I.A. shtetas serb, i cili kishte hyre nga Serbia ne Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale”.

“Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar disa pako me Plazma keks i bluar: 61 pako x 16 kutia, gjithsej 976 kuti”.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër te prokurorit malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminal doganor.

Rruga Press

YouTube player