Paralajmërohet krizë për shkak të mungesës së çipave në tri modelet kryesore të VW-së
Tre markat kryesore të Volkswagen, Porsche & Audi të premten vunë në dukje mungesën e vazhdueshme të çipave të veturave që mund të intensifikohet në muajt e ardhshëm, duke theksuar vështirësinë e industrisë në trajtimin e çështjes.
“Megjithëse ka shenja se furnizimi me çipa ka filluar të lehtësohet, ne presim një tremujor të tretë shumë sfidues nga perspektiva e furnizimit”, ka thënë Alexander Seitz, zyrtari kryesor financiar i markës së VW -së.
Volkswagen kishte thënë të enjten se humbja e prodhimit për shkak të krizës, e cila filloi të godiste industrinë e veturave në fund të vitit 2020, aktualisht ishte në një numër të lartë gjashtë shifror.
Volkswagen megjithatë arriti të nxjerrë fitime rekord për gjysmën e parë të vitit 2021, duke favorizuar Porschen dhe Audin me diferencë të lartë.
“Përkundër gjithë këtij suksesi, ne jemi të këshilluar që t’i mbajmë të dyja këmbët në tokë”, tha shefi i Porsche, Lutz Meschke. “Sepse pavarësisht nga pasiguritë e pandemisë së koronavirusit, situata e tensionuar e vazhdueshme në tregun e çipave mund të bëhet e dukshme në tremujorin e tretë”.
Volkswagen, i cili është goditur nga furnizimi i ulët së bashku me rivalët Daimler, BMW, GM dhe Ford, të enjten ka thënë se e kishte menaxhuar situatën mjaft mirë, por gjithashtu theksoi “disa ndikime” në tremujorin e tretë deri në shtator.
Audi, kontribuuesi më i madh i fitimit të Volkswagen, ka thënë se kishte shenja se muajt në vazhdim do të shënoheshin nga një situatë kritike e furnizimit./koha/